Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi për automjete të rënda, ndërsa është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda përmes kalimit malor Strazhë që nga ora 06:40, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Në rrugët tjera në mbarë vendin komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































