MPB njofton se policia ka ndaluar një 52-vjeçar, pasi në automjetin e tij janë gjetur tapeta dhe qilima pa dokumentacion përkatës.

"Më 15.12.2025, oficerët e policisë në kuadër të Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në zonën e SPB Ohër, më saktësisht në vendin e quajtur Podmolje, kanë ndaluar A.J. (52) nga Shkupi.


Përkatësisht, pasi u ndalua një automjet mallrash “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J., gjatë një kontrolli të automjetit në ndarjen e bagazhit, u gjetën 300 qilima dhe tapete, pa dokumentacion përkatës.
Personi u ndalua, ndërsa automjeti dhe mallrat iu konfiskuan.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet një kërkesë përkatëse", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/