Qeveria holandeze nuk ka dhënë leje për aterrimin e aeroplanit, në të cilin ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkruan BBC.

Cavusoglu ishte nisur për në Rotterdam për të mbajtur fjalim në një tubim të organizuar në këtë vend.


Ai kishte paralajmëruar që Turqia do të vë sanksione të rënda në qoftë se vizitat e tij do të bllokohen.

Ndërsa kryebashkiaku i Rotterdam, duke shfaqur shqetësim në lidhje me sigurinë, ka thënë që Cavusoglu nuk mund të zhvilloj kampanjën aty, andaj edhe janë larguar të drejtat e aterrimit, transmeton Klan Kosova.

Tubim dhe takime të ngjashme janë ndaluar edhe në Austri, Gjermani dhe Zvicër.

Kjo ka nxitur reagimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili akuzoi Berlinin që po përdorë “praktika të nazistëve”.

E Angela Merkel këto komente i ka quajtur të papranueshme.

Erdogan ka për qëllim të fitoj votën e votuesve mërgimtarë në referendum.