LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet dërgimi i dërgesave nëpërmjet postës nga Maqedonia drejt Kinës për shkak të coronavirusit

Ndalohet dërgimi i dërgesave nëpërmjet postës nga Maqedonia drejt Kinës për shkak të coronavirusit

Dërgimi i dërgesave nëpërmjet postës nga Maqedonia e Veriut drejt Kinës nuk do të kryhet gjatë kësaj periudhe për shkak të ndalimin të përkohshme të fluturimeve drejt Kinës ndërsa këtë vendim e kanë marrë kompanitë e aeroplanëve për shkak të coronavirusit.

Nga ‘Posta e Republikës’, së Maqedonisë së Veriut theksojnë se dërgesat nga Kina vazhdojnë të vinë dhe po dorëzohen sipas dinamikës së paraparë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të coronavirusit në Republikën Popullore të Kinës, kompanitë e aeroplanëve të cilët krahas bartjes së udhëtarëve bartin edhe dërgesa, kanë vendosur ndalesë të përkohshme për fluturimet drejt Kinës dhe nga Kina. Për këtë arsye, dërgimi i dërgesave përmes portës nga vendi ynë për pranues nga Kina, nuk do të kryhet gjatë kësaj periudhe”, thonë nga ‘Postat e Maqedonisë së Veriut’.


Operatori shtetëror i postës i lut përdoruesit për kuptim duke paralajmëruar se në kohë do të njoftojë për të gjitha ndryshimet.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji njoftoi se pranuesit e dërgesave dhe letrave nga Kina nuk rrezikohen nga coronavirusi dhe se sipas analizave të fundit, virusi nuk është i pranishëm gjatë në lëndë siç janë paketat apo letrat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori