LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet bartja e fanellës me numrin 88 nga FIGC dhe për këtë ka një arsye të fuqishme

Ndalohet bartja e fanellës me numrin 88 nga FIGC dhe për këtë ka një arsye të fuqishme

Futbolli italian ka ndërmarrë një hap për ta luftuar antisemitizmin (armiqësi ose paragjykim ndaj popullit hebre) duke i ndaluar lojtarët që ta bartin numrin 88 në fanellë.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme, Matteo Piantedosi, ministrin e Sportit, Andrea Abodi dhe koordinatorin kombëtar për luftën ndaj antisemitizmit Giuseppe Pecoraro, e konfirmuan vendimin të martën – njofton La Repubblica.

Numri 88 është një simbol që shfrytëzohet nga grupet neo-naziste si një mënyrë e shprehjes “heil Hitler” (e përdorur gjatë regjimit nazist si një përshëndetje ose një aklamacion i supremacisë së Adolf Hitlerit). Kjo për faktin se shkronja ‘h’ është e teta në alfabet.


Asgjësimi i hebrenjve në Serbi: Vendi i vetëm në Evropë, pa “problemin hebraik”
Lexo po ashtu Asgjësimi i hebrenjve në Serbi: Vendi i vetëm në Evropë, pa “problemin hebraik”

Më herët gjatë sezonit, një tifoz i Lazios u dënua për veshjen e një versioni të fanellës së Biancocelestëve, të printuar me numrin 88 së bashku me emrin ‘Hitlerson’.

Futbolli italian synon të eliminojë incidente të tilla dhe t’i japë fund antisemitizmit dhe diskriminimit më të gjerë brenda lojës së futbollit.

Krahas ndalimit të numrit 88, Piantedosi shtoi se ekziston gjithashtu “një ndalim i përdorimit të simboleve nga mbështetësit që mund t’i referohen nazizmit” dhe se është përgjegjësi e individëve t’i përmbahen gjuhës jodiskriminuese në mjediset publike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori