Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për veprime të mëtutjeshme, shkruan Alsat.

“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.


Kujtojmë se Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.