Ndalohen dy nxënës të një shkolle në Rahovec, sulmuan fizikisht një person

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy nxënës të një shkolle në Rahovec, pasi kishin sulmuar fizikisht viktimën.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Gezim Hamza” në Rahovec, të premten në ora 09:20.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nxënës të një shkolle, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































