Është ndalur shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK ku trajtohen pacientët me sulm në tru.
Shërbimi 24-orësh për trajtimin e pacientëve me stroke ishemike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është ndërprerë.
Ndërprerja u bë me një njoftim nga shefi i repartit të radiologjisë intervente dr Abren Kutllovci drejtuar drejtoreshës së Klinikës së Radiologjisë dr. Shkëndije Nuza.
“Për shkak se për të disaten herë marrëveshjet për pagesa për funksionimin e shërbimit të Trombektomisë mekanike prishen ose deformohen, dhe kjo zgjatë afër 9 muaj, kemi ardhur në vendimin e vështirë që të largohemi nga kujdestaritë për stroke”, thuhet në letrën të cilën e posedon Gazeta Shneta.
Katër radiologë në fillim të vitit të kaluar kanë mbajtur gatishmëri dhe janë paguar nga QKUK në formë të orëve shtesë të punës. Më pas kjo formë e pagesave u ndalua meqë nuk janë të rregulluara me ligj.
“Kjo vjen për arsye se në marrëveshjen e fundit u morën vesh për mënyrën e pagesës dhe menduam se në fund mbizotëroi arsyeja, por ndodhi e kundërta, erdhi një vendim që është në kundërshtim me atë që jemi marr vesh”, thuhet në letër.
“Prandaj në pamundësi për të reaguar dhe me qëllimin që të mos kemi konflikte me kolegët radiolog, kemi ardhur në përfundim që të mos i mbajmë kujdestaritë për trombektomitë mekanike”, thuhet në letrën e radiologëve.
Arben Kutllovci, Naser Gjonbalaj, Muharrem Sadiku dhe Ardian Biqaku, të cilët i kanë vendosur faksimilet e tyre në këtë letër, i kanë kërkuar drejtoreshës Nuza që të rikthehen me kujdestari të rregullta dhe shërbimi i trombektomisë do të kryhet vetëm brenda orarit të rregullt të punës.
Në fakt, është e pamjaftueshme që ky shërbim të funksionoj vetëm brenda orarit të rregullt të punës. Kjo për faktin se pacientët që pësojnë sulm në tru dhe që kanë indikacione për ndërhyrje me trombektomi, duhet ta marrin këtë shërbim më së largu brenda gjashtë orëve për të evituar pasojat në tru në mungesë të qarkullimit të gjakut.
Menaxhmenti i QKUK-së i ka thënë Gazetës se janë duke e trajtuar këtë çështje për të gjetur një zgjidhje.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është duke u marrë dhe trajtuar çështjen e shërbimit të Trombektomisë në Qendrën Stroke, të Klinikës së Radiologjisë. Menaxhmenti është në komunikim të vazhdueshëm me stafin për të gjetur një zgjidhje që siguron funksionimin e pandërprerë të këtij shërbimi jetik”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Qendra Stroke e vendosur në Klinikën e Neurologjisë por që është pjesë e Klinikës së Radiologjisë në kuadër të repartit të radiologjisë intervente, është iniciuar si projekt në vitin 2019, por që shërbimi 24-orësh ka filluar vitin e kaluar.
Në këtë qendër trajtohen pacientët me bllokim të enëve të gjakut në tru, që ndryshe njihen si goditje apo sulm në tru. Trombektomia mekanike nënkupton ndërhyrje minimale invazive përmes enëve të gjakut për tërheqjen e mpiksjes së gjakut në mënyrë që të lirohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ky intervenim duhet të kryhet më së largu brenda gjashtë orëve. Sulmi në tru është një nga sëmundjet që merr më së shumti jetë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës