Liqeni artificial i Dibrës gjatë viteve të kaluara për shkak të peshkimit ekonomik pati dëmtime të mëdha në fondin e peshkut të të gjitha llojeve. Pikërisht për këtë shkak gjatë këtij viti një vëmendje e veçantë i është kushtuar shumimit të peshkut. Me angazhimin të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave por edhe të shoqatës të peshkatarëve sportiv “Trofta”, e cila është koncesionere për rekreim dhe peshkim sportiv, gjatë këtij viti ka patur një shumim të suksesshëm të peshkut. Disa herë është bërë shumimi i peshkut, ndërsa shumimi i fundit u bë gjatë vikendit me 405 kilogram peshk të llojit krap. Kryetari i shoqatës të peshkatarëve sportiv, Beli Haliti, për gazetën KOHA ka deklaruar se liqeni i Dibrës përveç bukurisë, ka të gjitha kushtet për të patur një fond të begatë të peshkut. Në shoqatën e peshkatarëve sportiv “Trofta” informojnë se përveç shumimit të peshkut të llojit Trofta autoktone, në fillim të vitit me 25 kilogram është bërë shumimi i peshkut, pastaj ka patur shumim tre herë me afro 1 ton peshk të llojit krap. “Me ndryshimet kadrovike që u bën në shoqatën e peshkatarëve sportiv ‘Trofta’ në prill të këtij viti është bërë shumimi me i 1.5 ton të llojit krap në Liqenin e Dibrës”, thotë kryetari i shoqatës Beli Haliti.
Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave gjatët vikendit bëri shumimin me 405 kilogram po me llojin e peshkut krap. Haliti thotë se gjatë këtij viti ka patur shumim adekuat të peshkut në Liqenin e Dibrës. “Intenca e Ministrisë por edhe e shoqatës së peshkatarëve sportiv është që Liqeni i Dibrës të ketë një fond të pasur të të gjithë llojeve të peshkut meqë Liqeni tanimë është kthyer në një lokacion ku sidomos gjatë vikendeve janë të pranishëm një numër shumë i madh i peshkatarëve sportiv nga të gjithë qytetet e vendit por edhe jashtë tij. Kjo ndikon në zhvillimin e turizmit liqenor por edhe në zhvillimin e gjithanshëm të komunës Dibër”, shton Haliti.
Kur jemi tek peshkimi në liqenin e Dibrës të theksojmë se shoqata “Trofta” së bashku me institucionet e tjera kompetente një vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe mbrojtje së Liqenit nga hajnat të cilët në mënyrë jo ligjore bëjnë peshkimin. Me aksione të ndryshme janë zbuluar shumë hajna. Prandaj siç thotë Beli Haliti, nevojitet një aktivitet maksimal për parandalimin të peshkimit jo legal të peshkut e veçmas tani kur bëhet shumimi i Troftës në Liqenin e Dibrës ka nevojë për një kujdes të shtuar të kontrollit. Duke marrë parasysh se gjatë shumimit të Troftës ka edhe ndalesë të peshkimit të këtij lloji të peshkut, udhheqësia e shoqatës sqaron se ndalesa e peshkimit të Troftës është nga 31 tetor e deri më 31 janar. Gjatë këtij viti në Liqenin e Dibrës shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta” ka patur dy gara në nivel kombëtar mes të cilëve gara për gjuajtjen e krapit dhe gara për gjuajtjen e skobalit, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 20 ekipe të peshkatarëve nga shumë qytete të vendit, por edhe nga Kosova. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?