Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas katër vitesh romancë.

Sipas raportimeve të Page Six, dyshja kanë zgjedhur që të ndahen ani pse kishin plane për martesë, shkruan Daily Mail.


Dyshja gjatë javës së kaluar dukeshin të lumtur në Republikën Domenikane, aty ku edhe po kalonin pushimet.

40399058 9356761 image a 48 1615583718266

Në anën tjetër, Rodriguez ka shpërndarë disa imazhe të tjera në një jaht luksoz, derisa udhëtoi në Miami.

Ndërkohë, ndarja e tyre sipas burimeve ka qenë ‘rrugës’, teksa një gjë e tillë ishte më se e pritshme.

40399416 9356761 image a 53 1615584347122

Kujtojmë se çifti u fejuan në mars të vitit 2019 në plazhin e Bahamas, teksa Alex e befasoi artisten me një unazë prej diamanti. /Telegrafi/

40399320 9356761 image a 51 1615584204094