LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 169 milionë euro për ndërtimin e parkut energjetik me erë në Mitrovicë

Ndahen 169 milionë euro për ndërtimin e parkut energjetik me erë në Mitrovicë

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratës së financimit prej 169 milionë euro, që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Erste Group Bank dhe NLB Group Bank, kanë dhënë për ndërtimin e parkut energjetik me erë në Bajgorë dhe Selac të Mitrovicës.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përfaqësues nga BERZH-i, nga Erste Group Bank, NLB Group Bank si dhe nga KOSTT-i.

“Përmes këtij projekti, qyteti i Mitrovicës do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme, ku do të prodhohen 105 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga komuna e Mitrovicës.


Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, theksoi se ndihet krenar dhe falënderues ndaj bashkëpunëtorëve për këtë projekt madhor, duke thënë se qyteti i Mitrovicës tashmë është i garantuar për investime dhe vazhdimisht po realizohen projekte të shumta që janë në interes të qytetarëve.

Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” i cili do të kushtojë 169 milionë euro, konsiderohet njëri nga projektet më madhore që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori