Natus Vincere ka shënuar fitore bindëse ndaj B8 për t’u kualifikuar në fazën e tretë të CS2 Major, që po zhvillohet në Budapest.

NaVi shënoi fitore në dy mapa, me rezultat bindës 13-6 dhe 13-8 për ta siguruar biletën për në fazën tjetër.


Fillimisht në “de_train”, ukrainasi Ihor “w0nderful” Zhdanov shkëlqeu me 24 eliminime, për t’iu bërë të qartë të gjithëve se synimi i NaVi-t është vetëm trofeu.

Ndërsa, në “de_mirage” më i dalluari ishte rumuni Mihai “iM” Ivan me 21 eliminime.

Drin “makazze” Shaqiri nuk ishte në formën e tij më të mirë, ku në të dy mapet regjistroi vetëm 24 eliminime, por në përgjithësi mori një vlerësim pozitiv, me notën 1.02.

Kësisoj, NaVi tani do të ketë pesë ditë për t’u bërë gati për fazën tjetër meqenëse faza e tretë fillon më 4 dhjetor./Telegrafi/

telegrafi sport app