LAJMI I FUNDIT:

Navalny i bën thirrje Perëndimit të nisë një fushatë të madhe në rrjetet sociale kundër “regjimit të çmendur të Putinit”

Navalny i bën thirrje Perëndimit të nisë një fushatë të madhe në rrjetet sociale kundër “regjimit të çmendur të Putinit”

Figura e opozitës ruse, Alexey Navalny ka publikuar një seri mesazhesh në Twitter duke kërkuar një front të ri të “të vërtetës dhe informacionit të lirë” kundër presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin ai e quan “kriminel lufte nga Kremlini”.

Navalny, i cili po vuan një dënim nëntëvjeçar pasi u dënua për mashtrim muajin e kaluar, tha se “e vërteta dhe informacioni i lirë goditën regjimin e çmendur të Putinit po aq fort sa Javelins”, armët antitanke të SHBA-së.

Navalny tha se Kremlini ka gënjyer duke pohuar se ka një mbështetje të gjerë publike në Rusi për luftën.


Ai vuri në dukje çështjet penale të ngritura kundër individëve rusë, duke thënë se një burrë u arrestua në Moskë pasi qëndronte në rrugë duke mbajtur “Lufta dhe Paqja” e Leo Tolstoit.

Navalny tha se “Rusia ka mbyllur dhe bllokuar të gjitha mediat e pavarura, përfshirë ato mjaft të kujdesshme, në vetëm një muaj e gjysmë. A do të ishte e nevojshme nëse lufta me Ukrainën do të kishte vërtet atë lloj mbështetjeje?”

Por ai pranoi se mbyllja “ngadalë po bën punën e tij”, pasi shumica e rusëve “kanë një pamje krejtësisht të shtrembëruar të asaj që po ndodh në Ukrainë”.

Navalny bëri thirrje për një fushatë të re për të marrë faktet para publikut rus, duke thënë se “më shumë se 85% e të rriturve rusë ende përdorin @YouTube, @instagram, @WhatsApp, @Google dhe Facebook (@Meta) çdo ditë.”

“Ne kemi nevojë për reklama. Shumë reklama. Një fushatë e madhe kombëtare kundër luftës do të fillojë me një fushatë reklamuese,” tha ai.

Navalny u kërkoi udhëheqësve dhe institucioneve perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe Bashkimin Evropian, “të gjejnë urgjentisht një zgjidhje për të shtypur propagandën e Putinit duke përdorur fuqinë reklamuese të mediave sociale”.

“Edhe nëse një reklamë e tillë blihet me çmimin e plotë komercial, kostoja e saj do të jetë qesharake në krahasim me çmimin e kësaj lufte”, tha Navalny, duke shtuar se “Një bombë e Javelinit kushton 230 mijë dollarë. Për të njëjtat para do të merrnim 200 milionë shikime të reklamave në formate të ndryshme dhe ofrojnë të paktën 300 mijë klikime ose të paktën 8 milionë shikime në një video me të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë”.

Ai e përfundoi thirrjen duke shkruar se “Duhet të jetë një fushatë e madhe reklamuese kombëtare e paprecedentë. Ashtu si në një zgjedhje reale. Kandidati ynë Paqja kundër Luftës së kandidatit të Putinit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja

Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja

Evropa
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori