Rusia po përpiqet të “ngrijë” luftimet në Ukrainë gjatë dimrit, në mënyrë që të rigrupojë, rindërtojë dhe forcojë trupat e saj për një sulm të ri në pranverë, tha sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Po shohim se në këtë moment Rusia po përpiqet të imponojë një lloj ngrirjeje të konfliktit, të paktën për një kohë, në mënyrë që të mund të rigrupohet dhe të rimëkëmbet dhe më pas të përpiqet të nisë një ofensivë edhe më të madhe pranverën e ardhshme”, shtoi Stoltenberg gjatë një eventi të organizuar nga e përditshmja britanike Financial Times.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, tha se anëtarët e NATO-s vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe ta mbështesin atë vend, gjë që është “e paprecedentë” pavarësisht frikës nga shterimi i mundshëm i furnizimeve të vendeve perëndimore, transmeton Telegrafi.
“Dërgimi i armëve të reja, është po aq i rëndësishëm sa garantimi që sistemet ose armët që kemi dorëzuar tashmë janë me të vërtetë funksionale ose funksionojnë në mënyrë efektive. Ata kanë nevojë për një sasi të konsiderueshme municioni, pjesë këmbimi dhe pjesë për mirëmbajtje “, shtoi Stoltenberg.
Vija e frontit në Ukrainë është stabilizuar, që kur forcat ukrainase arritën një sukses të jashtëzakonshëm muajin e kaluar në çlirimin e qytetit të Khersonit dhe zonave përreth në bregun perëndimor të lumit Dnipro.
Luftimet më të ashpra janë përqendruar aktualisht rreth qytetit lindor të Bakhmutit, të cilin forcat ruse janë përpjekur ta kapin prej muajsh.
Shtetet e Bashkuara besojnë se luftimet mund të vazhdojnë me një “ritëm të ngadaltë” në muajt e ardhshëm, ndërsa të dyja palët përpiqen të rindërtojnë dhe rikuperojnë forcat e tyre ushtarake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri