LAJMI I FUNDIT:

National Geographic e rendit Prizrenin në mesin e 25 qyteteve ikonike të Evropës

National Geographic e rendit Prizrenin në mesin e 25 qyteteve ikonike të Evropës

Prestigjiozja ‘National Geographic’ e ka renditur Prizrenin në mesin e 25 qyteteve më ikonike të Evropës, duke ua sugjeruar lexuesve ta vizitojnë atë.

‘Grand Tour’-i historik edhe sot ndikon në udhëtimet që i bëjmë – të paktën kështu pretendon autorja e këtij shkrimi, Christine Blau.

Grand Tour ka qenë një udhëtim kulturor në Evropë, të cilin e kanë bërë meshkujt e rinj të shtresës së lartë si pjesë e shkollimit gjatë shekullit të 18-të, transmeton Telegrafi.


Pra, gjatë periudhës së Grand Tour-it – mes viteve 1660 dhe 1820 – udhëtimet jashtë vendit kishin qenë të shtrenjta dhe të vështira, ndërsa kishin qenë të qasshme vetëm për të privilegjuarit.

Shumica prej atyre që e bënin këtë udhëtim – i cili përfshinte vizitimin e qyteteve si Londra, Parisi, Amsterdami e Roma – vinin nga Mbretëritë e Bashkuara, Skandinavia, Amerika Veriore, etj.

Kryesisht këtë udhëtim e bënin djemtë e rinj të cilët sapo kishin diplomuar, që kishin trajnim të duhur në literaturën latine dhe greke dhe pak interesim në historinë e artit. Por, mbi të gjitha, djemtë e tillë duhej të kishin shumë para!

Sidoqoftë, autorja tregon se edhe sot të rinjtë (por jo vetëm) priren t’i vizitojnë të njëjtat vende kulturore e historike, ndonëse ditëve të sotme një Grand Tour nuk është vetëm për ata të shtresës së lartë.

Kështu, National Geographic këtë vit ka përpiluar një listë me 25 qytetet më ikonike të Evropës, në mesin e së cilave gjendet edhe Prizreni i bukur.

Kjo është lista e plotë e këtyre qyteteve ikonike, të bukura, kulturore e historike të cilat gjenden në listën e National Geographic:

San Marino, San Marino

– Granada, Spanjë

– Dublini,Irlandë

– Venice, Itali

– Parisi, Francë

– Florence, Itali

– Roma, Itali

– Barcelona, Spanjë

– Helsinki, Finlandë

– Bruges, Belgjikë

– Madridi, Spanjë

– Budapesti, Hungari

– Vjena, Austri

– Prizreni, Kosovë

– Londra, Angli

– Kopenhaga, Danimarkë

– Praga, Republika Çeke

– Mostari, Bosnjë dhe Hercegovinë

– Brastilava, Sllovaki

– Stokholm, Suedi

– Tallinn, Estoni

– Vatikani

– Porto, Portugali

– Krakowi, Poloni

– Amsterdami, Holandë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Astrologji
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Lifestyle
Kalo në kategori