Natalie Portman do ta luajë versionin femëror të Thorit
Natalie Portman do t'i kthehet sagës "Thor" dhe atë në një status më përvetësues. Ajo do ta luajë versionin femëror të hyjnisë nordike të rrufeve dhe vetëtimës - shkruan Sky News.
Lajmi ka ardhur pasi Marvel Studios publikoi listën e superheronjve për filmat e rinj, në të cilën përfshihen edhe Angelina Jolie (në filmin "The Eternals"), fituesi i Oscarit, Mahershala Ali (në "Blade") e Scarlett Johansson (në "Black Widow").

Portman do ta përsërisë rolin e karakterit të saj Jane Foster në filmin "Thor", por në vazhdimin e ri do ta marrë 'çekanin hyjnor', i cili do ta bëjë hyjni të bubullimës.
Në vazhdimin e ri do të paraqiten po ashtu edhe Chris Hemsworth (që luan rolin e Thor) dhe Tessa Thompson (që portretizon Asgardian Valkyrie).
"Thor: Love And Thunder" do të nisë shfaqjen nëpër kinema në nëntor të vitit 2021. /Telegrafi/







































