LAJMI I FUNDIT:

Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Ligas pas akuzave: Kush është Tebas? Nuk e njoh

Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Ligas pas akuzave: Kush është Tebas? Nuk e njoh

Real Madrid ishte shumë pranë nënshkrimit me Kylian Mbappe, por në momentin e fundit gjithçka ndryshoi.

Mbappe rinovoi kontratën e tij me PSG duke u veshur me arë. Një shumë marramendëse u derdh në arkat e sulmuesit vetëm për atë firmë. Kjo gjë hasi shumë polemika në Spanjë, ku shumë persona filluan të flisnin se nuk ekziston Fair Play Financiar për PSG, por vetëm për ekipet e tjera.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, foli me tone të ashpra kundrejt PSG-së. Ai madje paditi në gjykatë drejtuesit e klubit francez. I pyetur nga një gazetar, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit francez, i ktheu përgjigje gjithçkaje që ka lidhje me këtë situatë.


‘A është Neymar pjesë e projektit të ri’ – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG
Lexo po ashtu ‘A është Neymar pjesë e projektit të ri’ – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG

Jeni të shqetësuar për padinë e Tebas në gjykatën e franceze dhe në Evropë?

“Kush është Tebas? Unë nuk e njoh atë person. Stili ynë është të mos ndërhyjmë në punët e klubeve të tjera, ligave apo federatave të tjera, nuk është stili ynë i të vepruarit.

La Liga do të raportojë PSG-në në UEFA, te autoritetet franceze dhe ato të BE për kontratën e re të Kylian Mbappe
Lexo po ashtu La Liga do të raportojë PSG-në në UEFA, te autoritetet franceze dhe ato të BE për kontratën e re të Kylian Mbappe

Por nuk do ta pranoj që të tjerët të na japin mësime. Nuk më intereson çfarë thotë ai, e vërteta është se kemi vite që flasim për këtë. Ne kemi një projekt futbolli për të ndërtuar dhe ne do të shkojmë përpara.

Ne nuk mund të shqetësohemi për gjithçka që del në media, sepse nuk mund të humbim kohë me gjithçka që del përpara nesh”, është shprehur numri një i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori