LAJMI I FUNDIT:

Naser Rugova rendit disa arsye që sipas tij ndikuan në rënien drastike të LDK-së

Naser Rugova rendit disa arsye që sipas tij ndikuan në rënien drastike të LDK-së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova thotë se një rënie e tillë e partisë është befasi e madhe.

“Personalisht kam pritur rënie të LDK-së pasi kishte një zbehje të angazhimit të strukturave të LDK-së. Dihet që LDK ka një strukturë të fortë në gjithë Kosovën”, tha ai në “Debat Plus”.

Rugova thotë se thyerja e parë e fortë që iu bë elektoratit të LDK-së ishte koalicioni me PDK-në në vitin 2014.


“Mbase dikush mund ta kontestojë këtë pikë por ishte një thyerje e vrullit të elektoratit për të qeverisur pa PDK-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i LDK-së thotë se edhe mos mbajtja e parimeve të vendosura nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Rugova përmend si arsye të rezultatit të keq të LDK-së edhe injorimin e mërgatës nga kjo parti.

“Ardhja apo katapultimi i disa figurave në LDK pa qenë nga brumi i LDK-së është një tjetër problem. Disa nga këta të ardhurit pavarësisht se janë zgjedhur në Kuvend, ata janë bërë oborrtarë servil rreth atij lidershipi të ngushtë të partisë që për dhjetë vitet e fundit kanë marrë veprime arbitrare”.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së thotë se elektorati ka mbledhur mllefin prej disa vitesh dhe e kanë goditur LDK-në në këto zgjedhje.

Rugova thotë se pavarësisht se nuk ishte kandidat në këto zgjedhje ndjen përgjegjësi për këtë rezultat.

“Prandaj kam kërkuar që t’ia kthejmë anëtarësisë përgjegjësinë dhe të fillojmë reformat për së mbari”, tha ndër të tjera Naser Rugova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori