Për një milion eurot që po i kërkon kompensim Naser Pajzazitaj nga shteti për 7 vitet e qëndrimit në burg pa arsye, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga KGJK-ja. Avokatët vlerësojnë se kjo është më e pakta që mund të bëjë shteti teksa vlerësojnë se barra e kësaj bie mbi prokuroritë. KGJK-ja vitin e kaluar për 104 persona ka paguar kompensim mbi 250 mijë euro që është vetëm 25 % i asaj që Naser Pajazitaj po kërkon për rastin e tij.
Për shtatë vite që i kaloj prapa grilave nën dyshimet për vrasje të rëndë, për t’u liruar nga to në mungesë të provave, Naser Pajazitaj po synon një kompensim të majmë nga shteti.
Pasi Gjykata Supreme prishin vendimin me të cilin ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e familjares së tij Donjeta Pajazitajt, tani përmes avokatit të tij, Naser Pajazitaj po kërkon një milion euro kompensim.
Avokati Ahmet Tahiri i ka thënë Tv Dukagjinit se janë në pritje të përgjigjes në kërkesën e dorëzuar në Këshillin Gjyqësor.
“Ne ende nuk kemi një përgjigje nga KGJK por bazuar në praktikat e mëhershme zakonisht KGJK lëshon një shumë simbolike, shumë të ultë dhe pakrahasimisht me kërkesën tonë, por varësisht prej përgjigjes së KGJK-së ne do ti drejtohemi gjykatës për kërkesën tonë. Sepse ne vlerësojmë që Naserit i është shkaktuar dëm i jashtëzakonshëm si material ashtu edhe moral”, ka thënë Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitaj.
Nga ana tjetër avokati Florim Shefqeti, thotë se deri tek këto situata kur iniciohen procedurat e kompensimit, po vie nga hetimet jo të duhura e aktakuzat e pabaza, teksa thekson se KGJK, pavarësisht kërkesave- kompenson me shifra të ulëta.
“Sipas raporteve të publikuara dhe numrin e madh të aktakuzave që dështojnë, reflekton në hetime jo të duhura nga vetë fakti se aktakuzat janë të pa argumentuara përderisa gjykata i rrëzon. Për të gjitha këto raste qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim. Sa kemi informata nuk ka shumë procedura të gjykuara, janë disa raste të figurave publike, që veç janë lëshu procedurat dhe që janë liruar me aktgjykime liruese, dhe të njëjtit kanë marrë kompensime, por jo për vlerë të madhe që shteti është detyruar të kompensojë”, ka deklaruar avokati Florim Shefqeti.
Nga statistikat e Këshillit gjyqësor të Kosovës, numri i atyre që kanë kërkuar kompensim dëmi për arrestim apo dënim pa arsye vetëm në vitin e kaluar ka qenë treshifror.
Siç i ka të definuara KGJK-ja, aty përllogariten ditët e kaluara në paraburgim ose burg, dëmi material, dëmi jo material, shpenzime për avokat dhe vizitat e familjarëve.
Gjatë vitit 2022 ky kompensim u është konfirmuar një numri prej 104 personash, disave pjesërisht, që në total kap shifrën prej 251 mijë e 302 eurosh.
E 23 prej tyre e kanë refuzuar kompensimin që ua ka ofruar shteti që në total do të kapte shifrën, 148 mijë e 280 euro.
E 264 mijë euro të tjera kompensim janë dhënë nga vendimet gjyqësore nëpër gjykata të ndryshme të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës