Aksioni policor në fshatin Krushopek për shkak trafikimit të paligjshëm me lëndë narkotike u konfirmua edhe nga Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev.

Ai njoftoi se Ministria e Brendshme aktualisht është duke ndërmarrë masa të mëdhaja operacionale dhe aktivitete.


"Me udhëzim të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, bëhen kërkime në zonën e fshatit Krushopek afër Shkupit për trafik ilegal të lëndëve narkotike. E gjithë kapaciteti i Ministrisë së Brendshme është vendosur në mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurinë e shtetit. Ka ardhur koha kur zyrtarë të lartë të MPB-së bashkëpunonin dhe mbështesnin strukturat kriminale të vendit", shkruan Çulev në Facebook.

Ai tha se për detaje të reja opinioni do të njihet nesër./Telegrafi/