Një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve në futbollin italian është Simone Verdi.

Për lojtarin tash e disa kohë ka shfaqur interesim Interi, por tani klubi nga Milano nuk është i vetëm në garë për italianin.


Sipas Sky Sport, Napoli tashmë i ka ofruar Bolognas 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Por, edhe pse oferta është mjaft tërheqëse, ajo nuk ka lëkundur Rossoblut, të cilët dëshirojnë të mbajnë lojtarin deri në qershor.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis, nuk e ka ndërmend të tërhiqet dhe ofertën pritet ta rrit në ditët në vazhdim.

Bologna është në vendin e 13-të me 21 pikë, ndërsa Veri në17 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai është produkt i akademisë së Milanit, ndërsa ka luajtur edhe për Torinon e Empolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app