Napoli thuhet se do t’i drejtohet belgut Yannick Carrasco nëse ndërrimi i propozuar Matteo Politano-Fernando Llorente nuk materializohet.
Klubi italian është në kërkim të një anësori tjetër sulmues, tani që ata janë rikthyer në një formacion 4-3-3 nën drejtimin e Gennaro Gattusos.
Zgjedhja e tyre e parë është Politano, i cili ka mbetur rezervistë te Interi nën urdhrat e Antonio Contes dhe gjatë javës së kaluar është propozuar një shkëmbim me sulmuesin veteran Llorente.
Sipas mediumit italian Corriere della Sera, nëse ajo marrëveshje shkëmbimi nuk do të realizohet, Napoli e ka në mendje Carrascon si alternativë.
Report: #Napoli to go after #Carrasco if #Llorente–#Politano swap falls through https://t.co/8cSVoGQCj3 pic.twitter.com/4xQkkK8WrU
— CalcioMercato (En) (@CmdotCom_En) January 4, 2020
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë në Kinë për dy vitet e fundit, por dëshiron rikthimin në Evropë tash e sa kohë.
26-vjeçari shënoi 15 gola në 22 ndeshje në Superligën e Kinës gjatë sezonit 2019 për Dalian Yifang, të cilët trajnohen nga Rafa Benitez. /Telegrafi/