Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, sot është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Maloku nga Ljublana, ku është duke marrë trajtim mjekësor, ka treguar më shumë detaje lidhur me ftesën që i është bërë sot nga Gjykata Speciale.
Ai fillimisht ka dhënë më shumë detaje lidhur me shëndetin e tij.
“Unë jam në një trajtim shëndetësor që nga muaji shtator i vitit të kaluar dhe para dy javëve kam dalë nga spitali. I jam nënshtruar një operacioni të rëndë dhe tani jam në një trajtim pas operacionit”.
“Gjykata Speciale më ka kontaktuar paradite në numrin telefonik të Kosovës, se e kam edhe atë këtu. Më është paraqitur një person i cili ka komunikuar në gjuhën sllovene, i cili më pyeti fillimisht se a e kuptoj gjuhën sllovene”, tha Maloku, për Info Magazine të Klan Kosovës.
“Komunikuam në gjuhën sllovene derisa i kërkova që të bisedojmë përmes numrit telefonik të Sllovenisë që e kam”.
“Më tha që jam i ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe unë i tregova për gjendjen time shëndetësore. I tregova që është e pamundur që në dy muajt e ardhshëm të kem lëvizje në ndonjë perimetër më të gjatë sesa disa metra nga banesa”.
Maloku ka thënë se i ka shpjeguar përfaqësuesit të Gjykatës Speciale që gjendja shëndetësore ia pamundëson udhëtimin për t’u intervistuar në Hagë.
“Ata e pranuan si fakt dhe unë ua dhashë emrat e mjekëve që më kanë operuar dhe vazhdojnë të më trajtojnë. Unë do të kthehem më 22 korrik prapë në Institutin e Onkologjisë të Ljublanës për trajtim pas operacionit”.
“Ua shpjegova dhe ua dhashë edhe datat e kontrolleve dhe incizimeve mjekësore që duhet t’i bëj në Qendrën Klinike të Ljublanës dhe në Institutin e Onkologjisë këtu”.
“Ata u pajtuan me këtë. Personi që më ka kontaktuar nga Gjykata Speciale u soll mirë dhe e kuptoi gjendjen time shëndetësore”.
“Nëse duan, mund të kontaktojnë me mjekët dhe ta vërtetojnë edhe nga ata gjendjen time shëndetësore”.
Ai ka thënë se nuk e ka befasuar ftesa që e ka marrë nga Specialja.
“Është hera e parë që Gjykata Speciale kontakton me mua. Kjo ishte telefonata dhe hera e parë që kjo Gjykatë kontakton me mua”.
“Nuk më befasoi asgjë, unë e prita shumë qetë. Nuk kam çfarë ta fsheh as gjendjen time, as para opinionit dhe as para Gjykatës”.
“Unë jam duke u përballur me një sëmundje të rëndë që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Jam në Slloveni dhe trrajtimin jam duke e kryer në Institutin e Onkologjisë dhe Qendrën Klinike Universitare të Ljublanës”, tha Maloku.
Por, ish-eprori i UÇK-së nuk e di se për çfarë rasti është ftuar nga Gjykata Speciale që të dëshmojë.
“Nuk di as për çfarë rasti jam i ftuar dhe ku dhe me çfarë lidhet emri im. Nuk kam kërkuar shpjegime”.
Naim Maloku ka thënë se gjendja e tij shëndetësore ia pamundëson lëvizjen nga vendi ku po trajtohet, prandaj edhe nuk mund të paraqitet pranë Gjykatës Speciale.
Por, ai është shprehur i hapur për intervistim nga kjo Gjykatë, në rast se përfaqësuesit e kësaj të fundit shkojnë në Ljublanë të Sllovenisë ku edhe është duke u trajtuar.
“E kanë numrin e telefonit tim dhe janë të njoftuar me gjendjen time shëndetësore. Nëse duan të komunikojnë me mua mund të vijnë në Ljublanë, përndryshe unë nuk mund të lëviz”.
“Më 15 tetor kam sërish kontrollë te kirurgu që më ka operuar i cili edhe do ta caktojë datën e operimit të dytë”.
Maloku foli edhe për raportin e diplomatit zviceran, i cili vuri bazat e themelimit të Gjykatës Speciale.
“Kur ishte paraqit raporti i Dick Marty-t, edhe unë si Behgjet Pacolli kam insistuar që të paditej Carla Del Ponte, të merremi ne me të e jo ajo me ne. Një gjë e tille nuk ka ndodhur, ndoshta është shuar kjo shansë”.
Ish pjesëtari i UÇK-së ka shprehur bindjen se e vërteta për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë në pah.
“I besoj drejtësisë ndërkombëtare. Duhet t’i besojmë edhe drejtësisë vendore. Uroj që ata përnjëmend të mos jenë të kapur por të pavarur”.
“Më në fund do të vërtetohet ajo që të gjithë e dimë që kemi qenë pjesëtarë të asaj ushtrie. Do të dalë një e vërtetë që është e vetme dhe e patjetërsuar që lufta e UÇK-se ka qenë luftë çlirimtare për çlirimin e Kosovës”, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova