Ka një muaj që kur u iniciua mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare. E pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit konsideron se rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet bie.
“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, thotë Nagavci, për KosovaPress.
Nagavci e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, thotë se deklaratat e kryeministrit Hoti po ndërrojnë nga dita në ditë për dialogun.
I njëjti për të është në detyrën e shefit të ekzekutivit vetëm për të realizuar projektet që janë nisur nga presidenti Thaçi.
“Për fat të keq tashmë është e qartë se deklaratat e kryeministrit Hoti ndërrojnë nga dita në ditë. Kishte premtuar se dialogu do të vazhdojnë vetëm për njohje finale. Por përfundojë me diçka që e pengon Kosovën edhe në realizimin e të drejtave të saj Kushtetuese… Kryeministri Hoti asnjëherë në Kuvend nuk ka sjell një platformë asnjëherë nuk e ka bërë të qartë në mënyrë të dokumentar për Kuvendin se çka konkretisht janë çështjet për të cilat nuk mund të shkojë Kosova ose për kërkesat tona që duhet t’i bënim në raport me Serbinë. Gjithmonë deklaratat e tij kanë qenë shumë të përgjithshme kanë qenë të tilla që janë munduar të ikin të vërtetës që ai faktikisht është në një detyrë që i është përcaktuar në krye të qeverisë që është. Pra kryeministri Hoti është në këtë detyrë për të realizuar projekte veçse i ka nisur presidenti Thaçi”, u shpreh Nagavci.
Ndërkaq, u shpreh kritike edhe për përfshirjen e liqenit të Ujmanit në marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.
“Për fat të keq Liqeni i Ujmanit u vu në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa asnjë të drejtë, ligjore, historike e as diplomatike. Kjo tregon edhe në këtë rast për fat të keq që partitë që janë në pushtet kanë interesin e tyre partiak në radhë të parë”, thotë ajo.
Nagavci për KosovaPress foli edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Gjatë kësaj kohës sa është në detyrën e kryeparlamentares sigurisht që kemi pasur një bashkëpunim. Besojmë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të rritet edhe në të ardhmen. E dini se si LVV i kemi pasur të qarta qëndrimet tona, të vazhdueshme dhe të shprehura në mënyrë publike. Kështu që të gjithë ata që ndihen të afërt dhe besojnë në parimet dhe qëndrimet që i mbështesin jemi të gatshëm dhe interesuar për bashkëpunim. Sigurisht zonja Osmani si gruaja më e votuar dhe person që ka qëndruar prapa qëndrimeve të saj për një kohë të gjatë ne presim të kemi një bashkëpunim dhe kjo është e mirëseardhur”, thotë ajo.
Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar kritikat karshi qeverisë Hoti pas arritjes së marrëveshjes në Uashington për normalizim ekonomik.
Ish partia në pushtet në muajin gusht ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, por që ende nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 31 nënshkrime për të proceduar tutje./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët