LAJMI I FUNDIT:

Nagavci reagon pasi LDK hoqi vijat e kuqe për PDK-në: E dinë që me LVV-në s’mund të bëjnë pazare

Nagavci reagon pasi LDK hoqi vijat e kuqe për PDK-në: E dinë që me LVV-në s’mund të bëjnë pazare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që tashmë kanë larguar të gjitha vijat e kuqe për PDK-në dhe se pa njërën nga partitë opozitare nuk mund të zgjedhet presidenti.

Nagavci ka thënë se është mirë që LDK ka deklaruar se kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, dhe se kjo është më e qartë për ata që kanë besuar në krerët e kësaj partie, transmeton Telegrafi.

“Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.


Më tej ajo ka thënë se LDK e dinë që me LVV-në nuk bëhen pazare, dhe se pa këtë parti nuk mund të zgjedhet presidenti.

“E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare. Zgjedhje”, është shprehur Nagavci.

Ndryshe, sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, dhe se kjo ka ndodhur pas vështirësive për të bërë zgjidhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori