LAJMI I FUNDIT:

Nagavci, për bojkotimin e mësimit në shkollën “Sami Frashëri”: Profesoreshën nuk mund ta vlerësojnë nxënësit

Nagavci, për bojkotimin e mësimit në shkollën “Sami Frashëri”: Profesoreshën nuk mund ta vlerësojnë nxënësit

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci, ka thënë për Telegrafin se është në dijeni të problemit në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku nxënësit sot kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar largimin e profesoreshës së Kimisë, Florije Rusinovci.

Nxënësit e “Sami Frashërit” bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e profesoreshës së Kimisë (Foto)
Lexo po ashtu Nxënësit e “Sami Frashërit” bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e profesoreshës së Kimisë (Foto)

Nagavci shprehet se profesoresha Rusinovci është me përgatitje profesionale dhe se përgjegjësia për vlerësimin e performancës nuk u takon nxënësve.

“Kemi shikuar kualifikimet dhe përvojën e profesoreshës. Florije Rusinovci është me përgatitjen profesionale – Bachelor i Inxhinierisë Kimike dhe Master në Kimi Arsimore. Ka punuar në SHML ‘Shjefan Gjecovi’, nga viti 2009-2013. Ndërsa, me heqjen e klasës së 13-të, në vitin 2013-2014, është transferuar në SHML ‘28 Nëntori’ ku ka punuar në vitin shkollor 2015/16”, ka thënë ajo.


Nga 1 shtatori i këtij viti, për shkak të ndryshimeve në planin mësimor të nxjerr nga MASHT-i, e pasi është reduktuar fondi i orëve, profesoresha Rusinovci është transferuar në SHML “Sami Frashëri”.

“Deri më tani nuk jemi në njohuri për asnjë rast të ankesës në performancë apo për sjellje të profesoreshës. Përveç kësaj, një komision i përbërë nga zyrtarë të DKA-së dhe të MASHT-it do të bëjnë një vizitë në shkollë dhe ta vlerësojnë situatën. Përndryshe, përgjegjësia për vlerësimin i takon drejtorit të shkollës dhe departamentit të inspeksionit në MASHT”, theksoi Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori