LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës

Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë.

Ministrja Nagavci, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë, e cila kap shumën e 2 milionë e 200 mijë eurove, e cila do të jetë moderne e do t’i plotësojë kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është një nga prioritetet kryesore të qeverisë sonë, duke qenë se ky segment i arsimit ofron zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe ndikon në rritjen e punësimit për të rinjtë tanë”.


“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi kemi nënshkruar sot Marrëveshje për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Kompetencës në Podujevë.  Ky objekt në vlerë prej 2,200,000.00 euro do të jetë modern e do t’i plotësojë kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore”, ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/