LAJMI I FUNDIT:

Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar

Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar
Foto: Arkiv

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm për vitin shkollor 2021/22, që  po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike.

“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar”, ka thënë Nagavci, në një postim në Facebook.

Ajon thotë se “dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumëdimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara”.


“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”.

Më tej ajo ka shkruar se “vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim”.

“Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksinuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori