LAJMI I FUNDIT:

Nacho për largimin e CR7: Nuk duhet të jetojmë me të kaluarën

Nacho për largimin e CR7: Nuk duhet të jetojmë me të kaluarën
Cristiano Ronaldo duke festuar me Nachon golin ndaj Atleticos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, i ka bërë thirrje Los Blancos që mos të jetojnë në të kaluarën.

Spanjolli ka thënë se skuadra nga Madridi duhet të ndalojë së menduari se si do të ishin me Cristiano Ronaldon në skuadër.

“Cristiano Ronaldo vendosi që të largohet nga Real Madridi”, ka thënë Nacho pas humbjes ndaj CSKA Moskës.


Cristiano Ronaldo në verë kaloi te Juventusi ku po vazhdon me formën e mirë (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Ne lojtarët nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj dhe tani ai është vetëm një lojtar në historinë tonë, ishte vendimi i tij dhe ne vetëm mund ta respektojmë atë, dhe se çfarë ka arritur për këtë klub”.

“Ne nuk mund të jetojmë në të kaluarën ose të mendojmë se si do të ishte skuadra me atë, sepse ishte zgjedhja e tij të largohet”.

Në kohën e Ronaldos kurrë nuk i kishte ndodhur Real Madridit të mos shënonte në tri ndeshje
Lexo po ashtu Në kohën e Ronaldos kurrë nuk i kishte ndodhur Real Madridit të mos shënonte në tri ndeshje

“Futbolli është diçka e komplikuar, ne krijuam shumë shanse për gol, merituam fitoren”.

“Ne nuk jemi mësuar të mos shënojmë në tre ndeshje dhe kjo na dhemb, por nuk do të thotë se ne do të ndalojmë së punuari”, ka shtuar Nacho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori