Real Madridi fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-1.

Golin e parë në takim e shënoi Nacho nga gjuajta e lirë, por spanjolli realizoi në mënyrë dinake, teksa kundërshtarët nuk ishin të përgatitur.


Mbrojtësi i Los Blancos i lumtur me golin tha se ishte një vendim i shpejtë, por nuk beson se do ta përsërisë këtë nëse Cristiano Ronaldo është në fushë, pasi është portugezi lojtari i zgjedhur nga trajneri për t’i ekzekutuar gjuajtjet e lira.

“E ekzekutova gjuajtjen e lirë para Cristianos. Por, mendoj se nuk do ta bëjë më këtë (qesh)".

“Ishte vendim i shpejtë, vendosa të gjuaj dhe shkoi mirë”, ka thënë Nacho. /Telegrafi/

telegrafi sport app