Situatë alarmante është raportuar në një aeroport në Republikën Ruse të Dagestanit, ku qindra njerëz kanë vërshuar për të pritur pasagjerët e një fluturimi të Tel Avivit.

Atmosfera në aeroportin e qytetit Makhachkala po vazhdon të nxehet, transmeton Telegrafi.


Sipas Nexta-s, aeroporti është mbyllur përkohësisht për mbërritje dhe nisje. Një numër i madh i forcave të rendit kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Siç raportohet, protestuesit pro-palestinezë kanë shkuar në aeroport të zemëruar në pritje të pasagjerëve nga Izraeli.

Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin social X, qindra prej tyre kishin depërtuar për tek pista e aeroplanëve, duke kontrolluar secilin aeroplan për pasagjerë hebrenj.

Ata këtu thuhet se morën në pyetje njërin prej punonjësve të aeroplanëve duke i pyetur: “Na tregoni se ku janë hebrenjtë”.