Pas sezonit të shkëlqyer në vitin 2016, Colorado Rapids po përjeton një pjesë të parë të vitit 2017 shumë zhgënjyes, aq sa tani mban vendin e fundit në Konferencën e perëndimit me vetëm një fitore në tetë ndeshje dhe vetëm pesë gola të shënuar.
Për të dalë nga kjo situatë, të gjithë në klubin e Kolorados kanë kthyer sytë nga Shkëlzen Gashi, i cili ka lënë pas problemet në tendinën e Akilit që e shqetësojnë prej dy muajsh.
Gashi shënoi nëntë gola gjatë sezonit të kaluar dhe trajneri Pablo Mastroeni shpreson që të jetë po aq vendimtar në këtë edicion. Sinjalet e para u panë që në ndeshjen ndaj Vankuverit, ku Gashi luajti 90 minuta.
“Në ndeshjen e fundit ai ishte iniciatori i gjithçka që bëmë duke dalë në sulm, duke thyer linjat e mbrojtjes kundërshtare, duke sulmuar, duke lidhur gjithë repartin”.
“Edhe kur kthehej pas, e kishte gjithmonë si prioritet të sulmonte. Ky është mentaliteti që na duhej dhe ai e tregoi në ndeshjen e fundit”, tha Mastroeni para gazetarëve rreth gjendjes së sulmuesit.
Për vetë Gashin, situata nuk mund të trajtohet plotësisht me pozitivitet edhe pse më në fund bëri një ndeshje të plotë.
“Isha i lumtur që munda të luaj 90 minuta, ishte diçka e mirë, por sigurisht që gjithmonë shpresoj që të fitojmë ndeshjen”.
“Pa fat, kemi qenë pa fat dhe duhet të mendojmë pozitivisht për të fituar ndeshjen e radhës në fushën tonë e për të filluar një seri pozitive”, tha sulmuesi.
Kjo ndeshje nuk do të jetë si të gjithë të tjerat, pasi Kolorado pret San Jose Erthkuejks të Jahmir Hykës, në atë që do të jetë “derbi shqiptar” i MLS-së edhe në vitet në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë