A na bën inteligjenca më të pëlqyeshëm nga të tjerët? Përgjigjja s’është dhe aq e parashikueshme!
Pse na pëlqen dikush tjetër? Ka disa arsye që na vijnë në mendje: Vlera dhe mendime të ngjashme, një personalitet i pëlqyeshëm, tërheqja fizike etj.
Një faktor që mund të jetë pak më i komplikuar është inteligjenca. Mund të supozohet se njerëzit në përgjithësi i pëlqejnë njerëzit shumë inteligjentë, por mendojeni pak: Nëse dikush është shumë i zgjuar, personi që ndihet më pak inteligjent mund të mos e pëlqejë, pasi ndoshta në prezencën e tij s’do ndihej mirë.
Nga ana tjetër, një person vërtet i zgjuar mund të mendojë se dikush më pak inteligjent, nuk është mjaftueshëm interesant për të folur, shkruan Psychology Today.
Atëherë, a janë njerëzit e zgjuar më të pëlqyeshëm nga të tjerët?
Çuditërisht, kërkimet psikologjike nuk kanë studiuar një marrëdhënie të tillë. Prandaj, një studim i ri i botuar së fundmi në revistën shkencore “Personality and Individual Differences”, hulumtoi për lidhjen midis inteligjencës dhe pëlqimit.
Për këtë, ekipi studiues mblodhi të dhënat e studentëve nga një gjimnaz. Studentëve iu bë një test standard inteligjence dhe më pas secili u pyet se kë pëlqente më shumë nga klasa e tij. I njëjti proces u bë për tre herë: Gjatë muajit të parë të shkollës, kur nxënësit nuk e njihnin mirë njëri-tjetrin; pas tre muajsh, kur kishin filluar të njiheshin dhe pas një viti.
Çfarë rezultoi?
Rezultatet e studimit treguan se të qenit inteligjent ndikoi si në njerëzit që pëlqejmë, ashtu edhe në ata që na pëlqejmë ne. Nxënësit më inteligjentë pëlqeheshin më shumë nga shokët e klasës, ndërsa u vu re se studentët më inteligjentë pëlqenin më pak njerëz dhe kryesisht, pëlqenin vetëm ata që ishin po aq inteligjentë.
Më e rëndësishmja është se, efekti i pëlqimit për shkak të inteligjencës dobësohej me kalimin e provave. Kështu, me kalimin e kohës, rëndësia e inteligjencës në ndërtimin e marrëdhënieve sociale zvogëlohet dhe faktorët e tjerë bëhen më të rëndësishëm.
Studiuesit sugjeruan që me kalimin e kohës, të dish për interesat e përbashkëta të të tjerëve mund të jetë një faktor më i rëndësishëm për t’u pëlqyer sesa të dish që ata janë të zgjuar, citon Anabel.
Ata paralajmërojnë se kjo mund të bëjë që nxënësit më inteligjentë të shihen si të izoluar nga të tjerët ose mund të rezultojë edhe në shpërfillje sociale.
Këto raste mund të bëhen problematike, nëse, për shembull, nxënësit më të zgjuar perceptohen si arrogantë. Kjo bën që atyre t’u duhet të tregohen më të kujdesshëm në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën