Shkodran Mustafi ka folur pas golit të shënuar në ndeshjen ndaj Cardiff Cityt, e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar me vështirësi në udhëtim te Cardiffi me rezultat të ngushtë 3-2.


Goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mustafi.

Mustafi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 11-të pasi u shërbye nga Granit Xhaka, ku goli u festua duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Mustafi Momenti i golit me kokë të Mustafit (Getty Images)

Pas këtij goli dhe kësaj fitore, mbrojtësi tetovar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për fitoren.

"Nuk ishte mënyra më e bukur për të fituar, por kemi vazhduar të luftojmë deri në fund dhe u shpërblyen", ka shkruar Mustafi në Facebook.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë, ndërsa në ndeshjen e javës së ardhshme udhëtojnë te Newcastle. /Telegrafi/

telegrafi sport app