Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij këtë prioritet Qeveria e ka vazhduar me bisedime me investitorët dhe është arritur të përmirësohet pozita e shtetit në indekset botërore.
“Po ashtu Kosova në Forumin Botëror të investitorëve Kosova e ka marrë vendin e parë për mbështetje ekonomike. Do të mundohemi të përmirësojmë klimën e investimeve në mënyrë që të kemi investime të huaja”, tha Mustafa duke folur në konferencën “Dialogu për investime” që është mbajtur sot në Prishtinë.
Mustafa tha se është arritur që gjatë kësaj periudhe të ulin numrin e papunësisë dhe se tregu i punës në Kosovë është mjaft fleksibil.
Në këtë konferencë ka folur edhe shefja e zyrës së BE-së për Kosovën Nataliya Apostolova, e cila tha se qëllimi i këtij takimi është që të thërrasin të gjitha autoritetet relevante për çështje të caktuara që të diskutojnë për problemet në investime.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se sa i përket ambientit të biznesit në Kosovë ka pasur përmirësime.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija prezantoi sfidat dhe arritjet në shumë sektorë të ekonomisë në të cilët veprojnë bizneset dhe korporatat evropiane në Kosovë, ndërsa u fokusua në problemet e pazgjidhura në industrinë e telekomunikacionit, ku përkundër trendit rënës në të hyra në telefonitë mobile në Kosovë, çmimi që po detyrohen operatorët mobil të paguajnë për resurset frekuencore është tejet i lartë.
Balija e paraqiti shembullin dhe krahasimin e çmimeve të brezit frekuencor në Kosovë dhe në Slloveni dhe tha se sipas analizave të tyre, ky çmim në tregun tonë është nëntë herë më i lartë sesa ai që e aplikon Sllovenia, si shtet me ekonomi shumë herë më të fuqishme. Por përveç kritikave dhe çështjeve të hapura, drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian poashtu tha se janë zgjidhur shumë probleme në sektorë të ndryshëm që nga viti i kaluar.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se viti 2017 do të jetë viti i Kosovës së Re, për të cilin tha se qe një vit janë zhvilluar biseda me investitorin amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Disa duan që të miturve t’u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze