Mustafa u takua me kongresistin amerikan, Eliot Engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, priti në takim madh ish -kongresistin amerikan, Eliot Engel. Mustafa dhe Engel biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës, ku shefi i LDK-së, e falënderoi kongresistin Engel dhe SHBA-të për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
“Kosova do të ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha kryetari Mustafa.
I pari i LDK-së - gjatë takimit - foli edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat, derisa kongresisti Eliot Engel e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë, duke spikatur përkrahjen e mëtejshme të tij dhe të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat. /Telegrafi/





















































