Bekim Ermeni, kandidat për kryetar të Gjakovës, ka thënë se kjo është hera e katërt që po e vizitojnë Zonën e Dushkajës dhe me këtë po mundohen t’i identifikojnë të gjitha hallet dhe problemet e kësaj zone.
“Duhet ta dimë se koha e rrugëve e rrugicave duhet të përfundojë dhe të përqendrohemi për zhvillim ekonomik. Të punojmë më tepër për të rinjtë, që ata mos ta mendojnë largimin nga vendi, por të kenë këtu perspektivën. Slogani ’Lidhja’ është shumë i qëlluar, sepse tek ne po lidh breza dhe kjo shihet edhe në listat tona”, ka thënë Ermeni.
Ai ka shtuar se ujërat e zeza në Dushkajë, do të trajtohen me plan të detajuar dhe në harmonizim me buxhetin që e kemi.
“Pallati i Kulturës do të ndërtohet shumë shpejt. Funksionalizimi i laboratorit për analizat mjekësore është çështje urgjente dhe duhet të kryhet në gjashtë muajt e parë të qeverisjes sonë. Duhet të punohet shumë më tepër në arsim, sepse është e pakuptimtë që nxënësit të udhëtojnë nga gjashtë kilometra dhe atyre t’u mos u sigurohet transporti. Kjo nuk do të guxojë të ndodhë në qeverisjen e LDK-së”, ka pohuar Ermeni.
Sipas tij, ndërtimi i terreneve sportive, 20 të tilla, do të kryhet sa më parë, ndërsa bujqësia është sektor shumë i rëndësishëm zhvillimor, prandaj do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë.
E kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është shumë i bindur që Bekim Ermeni e meriton përkrahjen e gjakovarëve.
“Orientimi ynë zhvillimor është specifik dhe dihet që ne në LDK i kemi ekspertët më të mirë për zhvillim ekonomik. Këtë e kemi treguar edhe në nivel vendi, sepse Kosova nuk ka pasur në asnjë periudhë zhvillim ekonomik më të madh se sa në dy vjet e gjysmë që ne e kemi udhëhequr vendin, duke e pasur normën më të lartë të zhvillimit në rajon”, pohoi Mustafa.
Ai tha se në kohën e presidentit Rugova i kemi kryer disa punë të mëdha, por tani na duhet ta zhvillojmë Kosovën. “Në Gjakovë e kemi pasur historikisht një industri, e cila ka udhëhequr në Kosovë. Kemi kaluar nëpër periudha të ndryshme, por ne duhet të punojmë në ata sektorë që kemi mundësi dhe t’i japim prapë shpirt Gjakovës”, shtoi kreu i LDK-së.
Ai tha se nuk duhet të lejohet që komunën ta drejtojnë ata që nuk kanë identitet profesional.
“Ne e kemi njeriun që ka shumë identitet dhe që është treguar shumë i suksesshëm, prandaj është mirë t’i japim besimin. Besimin nuk ia japim për të kundërshtuar as AAK, as PDK, as VV, por për ta çuar projektin përpara, sepse jemi të bindur se atë që e bën LDK në zhvillimin ekonomik nuk mund ta bëjnë të tjerët”, tha kryetari i LDK-së, gjatë bashkëbisedimit me banorët e Dushkajës.
Sipas tij, LDK ka treguar se nuk qeveris me korrupsion, por është më e përgatitura. “Ne dëshirojmë zhvillim ekonomik, integrim në organizmat më të rëndësishëm ndërkombëtare. Synimi ynë nuk është të fitojmë vetëm në zgjedhjet lokale, por shpejt edhe në ato qendrore, sepse Kosova duhet të udhëhiqet nga një parti që i ka dyert e hapura në Evropë dhe këtë mundësi e ka vetëm LDK. Kjo nuk duhet të ndodhë për hir të LDK-së, por për hir të Kosovës”, tha në fund Mustafa. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht