LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takon përfaqësuesit e Anamoravës, diskutojnë për sfidat e fermerëve

Mustafa takon përfaqësuesit e Anamoravës, diskutojnë për sfidat e fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka zhvilluar një vizitë pune në regjionin e Anamoravës, ku takoi kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri atë të Kamenicës, Qëndron Kastrati, të Vitisë, Sokol Haliti dhe atë të Ranillugut, Vladica Aritonoviç, si dhe me përfaqësues të komunave Artanë e Partesh.

Përfaqësuesit e regjionit të Anamoravës kanë njoftuar ministrin Mustafa për gjendjen në komunat e tyre, ku mes tjerash u fol edhe për sektorin e bujqësisë dhe sfidat e fermerëve.

Nga ana tjetër, Mustafa tha se ministria do t’iu dalë krah fermerëve në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët.


Para përfaqësuesve të këtij regjioni, ministri foli edhe për subvencionet, pagesa e të cilave ka filluar këtë javë, kurse fermerët do të subvencionohen dy herë.

Mustafa foli edhe për Master Planin e ujitjes së tokave bujqësore, plan i cili pritet të realizohet gjatë 10 viteve të ardhshme dhe nga i cili Anamorava si regjion, do të përfitojë fuqishëm. /Telegrafi/