LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Shëndetësia prioritet i Qeverisë së Kosovës

Mustafa: Shëndetësia prioritet i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli.

“Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u bisedua për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Me këtë rast, u diskutuan gjerësisht hapat që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.


Mustafa tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë./Telegrafi/