LAJMI I FUNDIT:

Mustafa propozon formimin e një komisioni për Demarkacionin

Mustafa propozon formimin e një komisioni për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.


Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmoreve të kombit UÇK-së.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se deri më 23 dhjetor ka afat ky komision të përfundojë me shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetura.

Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori