Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa në një konferencë për media ka prezantuar në detaje pesë propozimet e Partisë Demokratiket të Kosovës për dalje në ndihmë qytetarëve në përballje me krizën ekonomike.
Lirimi i TVSH-së, akcizës, rritje e pagave dhe lejimi i tërheqjes deri në 30 për qind e kursimeve pensionale janë pesë pikat e propozuara nga Mustafa në një konferencë për medie.
“Nëse i mbledhim efektet e pritura vetëm nga katër masat e para, pa e përfshirë tërheqjen e mjeteve nga Trusti, atëherë shohim se përfitimi për një familje mund të arrijë mesatarisht deri në 155.86 euro për muaj gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, që i bie mesatarisht 935.16 euro për gjashtë muaj”, tha Mustafa.
Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si i është përgjigjur krizës ekonomike, duke e quajtur si joserioze dhe përjashtuese, e cila nuk përfshin të gjitha kategoritë e shoqërisë.
“Këto masa pra paraqesin një kornizë më të dinjitetshme dhe më gjithëpërfshirëse të mbështetjes së qytetarëve, duke përfshirë edhe sektorin privat që deri më tani nuk ka gëzuar mbështetje domethënëse nga e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave, qytetarëve do t’u ofrohej siguri për periudhën e ardhshme dhe po ashtu, përmes nxitjes së kërkesës së përgjithshme, do të ndihmohej rigjallërimi i aktivitetit ekonomik, i cili po shfaqet me tendenca të dobësimit”, tha ai.
Pesë pikat e propozuara nga PDK
– Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore.
Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33.76 euro në muaj.
– Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër.
Duke supozuar një shpenzim mujor prej 60 litra naftë në muaj për një familje, atëherë përfitimi direkt mesatar mujor nga kjo masë do të ishte 21.6 euro në muaj.
– Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25 për qind faturat e atyre që konsumojnë deri në 1,200kWh.
Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.9 euro.
– Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth 15 për qind).
Nëse e marrim për bazë pagën mesatare prej 484 euro sa ka qenë në vitin 2021, atëherë përfitimi mujor nga kjo masë për punonjësit do të ishte rreth 72.6 euro në muaj.
– Të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10,000 euro në llogaritë e Trustit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës