Kryeministri Isa Mustafa është habitur me mosvotimin e projektligjit për investime strategjie, duke thënë se është ka qenë e pakuptimtë.
Ai këto komente i bëri gjatë takimin me me kryetarin e OEK-ut dhe menaxhmentin e saj, ku tha se besimi në bizneset vendore ka filluar të rritet.
Kryeministri i Kosovës në një konferencë për medie pas një takimi të mbyllur kanë thënë se po rritet besimi i qytetarëve në këto biznese.
“Oda Ekonomike ka treguar se trendët janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, se po rritet disponimi dhe besueshmëria e bizneseve për të ardhmen që është një faktor shumë i rëndësishëm për ne, se po ashtu kemi një rritje të besimit në biznese edhe të qytetarëve dhe për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore por edhe për perspektiven e biznesit. Biseduam edhe për çështjet konkrete që kanë të bëjnë me të bërit biznes në Kosovë”, deklaroi ai.
Mustafa tha se bashkëpunimi në mes të bizneseve dhe qeverisë po rritet në kuptimin e krijimit të kushteve më të mira për biznese.
Ai shtoi se në të ardhmen edhe hartimit dhe plotësimi i ligjeve në këtë drejtim do të bëhet në bashkëpunim me njerëz të biznesit, në mënyrë që infrastruktura ligjore të jetë sa më e favorshme për ta.
Kurse, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se raporti i këtij tremujori është një epokë e re e optimizmit. “Besoj që viti 2015/16 të shpallen si vite të dialogut dhe komunikimit publiko-privat, ku të gjitha kërkesat e sektorit privat janë adresuar, janë shqyrtuar dhe falë një dialogu të tillë të mirëfilltë, sot e kemi këtë realitet që jemi”, është shprehur ai.
Ndërkohë, i pyetur për Ligjin për investime strategjie i cili nuk u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Mustafa tha se është i habitur nga reagimi i deputetëve pasi ky ligj është trajtuar gjatë edhe në qeveri, edhe në trupat e kuvendit dhe në komisionin për ekonomi edhe për buxhet dhe janë harmonizuar tërësisht qëndrimet e dy komisioneve.
Mustafa është shprehur se ky ligj është diskutuar përmes MIT-së edhe me zyrën e BE-së dhe janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e kësaj zyre.
“E kemi harmonizuar po ashtu edhe me USAID-in me agjencionin amerikan për zhvillim ndërkombëtar sepse edhe ata i kanë pas disa kërkesa fillimisht që të sigurohet transparenca dhe konkurrenca përmes këtij ligji dhe të gjitha ato janë përmbush, kështu që edhe për mua ka qenë mjaft e pakuptimtë pse është thënë se ka pas vërejtje nga USAID-i, unë më vonë kam biseduar edhe me USAID-in dhe kanë konstatuar se asnjë vërejtje nuk e kanë pas dhe se vërejtjet e tyre janë inkorporuar në atë ligj dhe pres që ai ligj të rikthehet në kuvend sepse nuk është votuar me vërtetë nuk ka pas pjesëmarrje të deputetëve në votim, është në interes të vendit jo në interes të asnjë grupacioni politik dhe asnjë grupacioni të biznesit dhe që të lehtësohen kushtet e ardhjes së investimeve në vendin tonë. Do të bëjmë përpjekje me i gjetë me të gjitha grupet e deputetëve në kuvend sepse për mua kanë qenë të paarsyeshme edhe abstenimi të grupeve që janë jo shumicë në kuvend në votimin e tij kur në fillime dhe ata kanë kërkuar që të kemi një ligj të tillë”, ka deklaruar kryeministri.
Në konferencë u tha se do të punohet që bizneset vendore të zhvillohen, derisa u theksuar se produktet vendore ndonjëherë anashkalohen apo injorohen padrejtësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri