LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për të pagjeturit: Serbia t’i hapë arkivat e luftës

Mustafa për të pagjeturit: Serbia t’i hapë arkivat e luftës

Me rastin e shënimit të Ditës së Personave të Pagjetur, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, shprehin konsideratat më të larta shtetërore dhe solidaritetin me familjet e personave të pagjetur.

“Kjo plagë e rëndë kombëtare po na përcjell që nga paslufta, kur fati i mijëra qytetarëve tanë ende nuk është zbardhur. Është koha që Serbia të hap arkivat e luftës dhe të mos sabotojë punën e kërkimeve në territorin e saj”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Mustafa tha se të gjitha institucionet shtetërore do të bëjnë përpjekje maksimale derisa të zbardhet edhe fati i qytetarit të fundit të Kosovës, ndërsa për familjarët do të ofrojë kujdes shtetëror dhe solidaritet qytetar e human.


“Kemi kërkuar nga të gjithë mekanizmat institucionalë, që ta kenë prioritet angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të luftës. Fatkeqësisht kjo gatishmëri e bashkëpunimit nuk është hasur tek Serbia e cila nuk ka ofruar informata të detajuara për varrezat masive, madje në shumë raste po saboton punën e ekipeve kërkimore”, ka thënë kryeministri Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori