Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar.

Mustafa ka thënë se krimi i organizuar nuk njeh etni, dhe se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, transmeton Telegrafi.


Shkrimi i plotë:"Të nderuar qytetarë Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës. Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji. Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit. Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve. Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale"./Telegrafi/