Riformatizimi i Qeverisë do të ndodhë pas përfundimit të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se janë duke punuar me partnerin e koalicionit për mënyrën e riformatimit të Qeverisë, por ka theksuar se kjo nuk do të përfundojë para shtatorit.
“Ne po punojmë në këtë, së bashku me partnerin e koalicionit, jemi duke biseduar lidhur me format e riformatimit. Unë nuk mund të ju them se kjo do të kryhet para një shtatorit, megjithatë janë edhe pushimet të cilat edhe ne do t’i shfrytëzojmë Por mendoj se sapo ta përfundojmë çështjen e demarkacionit do t’i qasemi seriozisht dhe do ta bëjmë një riformatim të Qeverisë”, tha Mustafa.
Por kryeministri i Kosovës duke folur para gazetarëve në Ferizaj, është shprehur i bindur se me të përfunduar çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, përveç riformatimit teknik, do t’i qasen edhe riformimit të agjencive qeveritare dhe atyre të pavarura.
“Nuk do të nënkuptoj vetëm riformatimi teknik të Qeverisë por nënkupton edhe riformatim substacional edhe kostos, sepse do të bëjmë edhe riformimin e agjencioneve qeveritare, agjencioneve të pavarura. Duhet po ashtu të gjejmë mënyrën se si t’i zgjedhim anëtarët e bordeve për kompani publike dhe institucione të pavarura, sepse ka pasur vërejtjeje. Ne i konsiderojmë këto vërejtjeje që kanë qenë prej juve, prej mediave, shoqërisë civile, dhe ne do t’i kemi parasysh gjithmonë dhe do të gjejmë mënyrën më të mirë që të krijojmë transparencë të plotë para mediave, para publikut, para qytetarëve dhe para shoqërisë civile për cilësitë e njerëzve që nesër do të jenë anëtar të bordeve të kompanive publike, sepse jam shumë i bindur se do t’i kontribuoj punës shumë më të suksesshme të këtyre kompanive”, tha Mustafa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës