Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)t, Isa Mustafa, ka thënë të dielën se Exit Poll i prezantuar nga televizioni Klan Kosova është i porositur nga koalicioni i territ dhe është përpiluar para dy javësh.
“Rezultati që është prezantuar sonte është dhënë nga Klani para dy javësh, tani vetëm është paketuar ndryshe. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ne konsiderojmë se kutitë e votimit janë Exit Poll i vetëm dhe rezultati i vetëm i këtyre zgjedhjeve. Qëllimi i këtij Exit Poll është që të prejudikojë rezultatin dhe t’i prezantohet si i vërtetë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se LDK fton të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i sovranit në favor të LDK-së dhe partnerëve të saj.
“LDK fton edhe mediat që të mos bien pre e politikës ditore për të dëmtuar një proces zgjedhor fer dhe transparent. Vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet nga organizata, e cila ka histori të njëanshmërisë politike dhe Exit Poll-et e tyre në shumicën e rasteve kanë qenë të gabuara”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Madje edhe vet përfaqësuesi i kësaj organizate publikisht e pranoi se rezultatet mund të jenë të gabuara dhe jemi të bindur se ashtu do të dalë në fund, kur të numërohen votat.
“Lidhja Demokratike dhe partnerët e saj janë duke e pritur me qetësi rezultatin zgjedhor i cili pa asnjë dyshim do të nxjerrë fitues koalicionin e djathtë. LDK e kundërshton Exit Poll-in e porositur dhe të prezantuar në Klan Kosova dhe ju bën thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë sepse rezultatet e zgjedhjeve ndodhen në kutitë e votimit”, ka thënë në fund kryetari LDK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri