LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nesër do ta caktojmë se kush do të jetë mandatari

Mustafa: Nesër do ta caktojmë se kush do të jetë mandatari

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit konsultativ që kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi.

Mustafa ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe të bisedojnë për mandatarin, transmeton Telegrafi.

“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit.  Ne nesër do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, deklaroi Mustafa para mediave.


Thaçi: Cilado parti që siguron shumicën në Kuvend merr mandatin për formimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Thaçi: Cilado parti që siguron shumicën në Kuvend merr mandatin për formimin e Qeverisë

I pari i LDK-së pohoi se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve./Telegrafi/