Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët me shefin e BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar tha se sot është një ditë e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ai falënderoi Komisionin Evropian dhe Samuel Zbogarin për një vendim kaq të rëndësishëm.
“Sot është një ditë e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse rekomandimi i KE për liberalizim është vendim shumë dimensional për Kosovën”, tha ai.
Mustafa tha se Kosova ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe është hapur perspektivë e mirë për të ardhmen e Kosovës.
Ai tha se ky proces do të jetë test shumë i madh, por pozitiv për Kosovën dhe qytetarët.
“Duke respektuar çdo pikë të këtij procesi ne do të mund t’i hapim vetes rrugën për të ecur më tej”, tha ai.
Ndërkaq, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar në konferencën për media tha se lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën gjithmonë ka thënë se do të ndodhë së shpejti, dhe pikërisht për këtë tha se ndihet shumë i lumtur që erdhi kjo ditë.
“Jam shumë i lumtur që kjo ditë erdhi”, u shpreh Zbogar.
Ai po ashtu tha se i ndihet i lumtur që në këtë ditë kaq të rëndësishme ndodhet në Kosovë.
“Edhe qeveria, edhe shoqëria civile, institucionet dhe të gjithë duhet të jeni krenar për këtë projekt kaq të rëndësishëm që e arritët”, tha ai, duke shtuar se nuk ka qenë rrugë e lehtë.
Edhe ministri Bekim Çollaku tha se liberalizmi i vizave i jep fund izolimit të Kosovës.
“Uroj qytetarët për propozimin e sotëm të KE për rekomandimin për liberalizmin e vizave. Me këtë vendim KE ka vulosur faktin se përpjekjet e Kosovës për më shumë se katër vite. Kjo i jep fund izolimit të Kosovës”, tha Çollaku, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar më pas se vendimi i sotëm nuk është dhuratë nga Komisioni i Evropës por kjo vie si rezultat i punës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-123606-380x233.png)
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
![Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/damka-380x233.jpg)
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij
![Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AS_ProshireniVeni_Feb2025_Telegrafi-380x233.png)
Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Faton-osmani-1-e1739266635292-780x439.jpg)
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht