LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK e hapur ndaj VV-së deri në mesnatë

Mustafa: LDK e hapur ndaj VV-së deri në mesnatë

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin ka thënë se për VV-në mbesin dyert e hapura deri në mesnatë për bashkëpunim.

Ai ka thënë se Vetëvendosje mund t’i ofrojë mbështetje Vjosa Osmanit ashtu si shumë qytetarë që kanë mbështetur kandidaturën e saj.

Besian Mustafa ka thënë se LDK listat do t’i përpilojë nga dita e hënë duke pritur edhe propozimet e degëve të LDK-së, përcjell Telegrafi.


Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se në një listë të përbashkët LDK dhe Vetëvendosje do të duhej të bashkëpunonin e jo të futeshin në garë gjatë fushatës me njëri tjetrin.

Mustafa ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes nuk është e pranueshme por mbetet ende e hapur oferta për të bashkëpunuar në mbështetje të Vjosa Osmanit.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt për bashkëpunim me Alternativën, Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së kishte marrë vendim për biseda vetëm me Vetëvendosjen dhe sipas tij nuk ka pasur komunikime me palë tjera përfshirë edhe Alternativën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori