Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth dhe sekretarin francez të Shtetit për Çështje të Evropës, Harlem Desir.
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin konkret në zhvillimin ekonomik, për proceset integruese evropiane dhe reformat tjera në fuqizimin e shtetit.
Kryeministri Mustafa theksoi punën e madhe që po bëhet në implementimin e MSA-së, me përkrahje të gjerë, si dhe për rëndësinë që ka për Kosovën liberalizimi i vizave.
“Ne i kemi përmbushur kriteret dhe tani presim vendimin politik të BE-së. Kosovarët kanë mbetur qytetarët e vetëm të rajonit që nuk mund të lëvizin të lirë, që është e padrejtë. Andaj, ne besojmë që BE-ja së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave, duke qenë se lëvizja e lirë është e rëndësishme edhe për MSA-në, pasi që do t’ia lehtësonte bizneseve kosovare të marrin pjesë në panaire, të gjejnë tregje adekuate dhe t’i shfrytëzojnë pa vështirësi mundësitë ekonomike e tregtare që iu krijon MSA-ja”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.
Duke falënderuar për kontributin e madh të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën në të gjitha fazat e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme të tyre në rrugën integruese evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të gjithanshëm me Gjermaninë dhe me Francën.
Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë.
Ministri Roth tha se kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën dhe për tërë rajonin.
Sekretari francez i Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Desir, po ashtu, çmoi të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar një varg çështjesh të rëndësishme.
Sekretari Desir foli edhe për përgatitjet e Samitit të Parisit, i cili do të mbahet në vazhdën e Procesit të Berlinit, si proces tejet i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera që lidhen me Kosovën, për zhvillimet politike, dialogun me shtetet fqinjedhe çështje të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës